Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në përleshjen e mbrëmjes së djeshme në incidentin tek lokali “Bon Vivant”, në kryeqytet mësohet se është person i kërkuar nga FBI.
Në faqen zyrtare të FBI-së, shihet se ai është i kërkuar që nga viti 2010 për trafikim narkotikësh.
“Më 8 qershor 2010, agjentët e FBI-së nga Nju Jorku, së bashku me anëtarët e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut dhe Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave, arrestuan disa persona në një hetim penal në vazhdim në zonën e Nju Jorkut. Arrestime të tjera u bënë në Konektikat dhe Kanada. Dukagin Nikollaj është i arratisur dhe FBI kërkon të identifikojë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojë”, thuhet në njoftimin e FBI-së.
Nga FBI, Dukagin Nikollaj, i njohur si “Duke” konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.
Bazuar në fletë kërkimin e FBI-së, bëhet e ditur se Nikollaj ishte i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotikë të llojit marihuanë gjatë viteve 2003-2007.
Ndryshe për incidentin e djeshëm rasti e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur dje në ora 23:30.
Ai thotë se menjëherë pas marrjes së informatës, Policia është dalë në vendin e ngjarjes bashkë me emergjencën.
Policia ka bërë me dije se 21 persona janë lënduar ndër ta ishin edhe 14 gra, të cilët kanë marrë lëndime si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit.
Po ashtu, edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka deklaruar për gjendjen shëndetësore të plagosurve dhe të lënduarve nga incidenti me armë zjarri të premten në mbrëmje në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, ShSKUK-ja njofton se pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë, shkruan Arbresh.info.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...