Google ADS

Policia inicion pesë raste për muzikë me zë të lartë, ndaj lokaleve në Prizren

22:33 | 4 Gusht 2023
Diellza Gashi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka njoftuar se ka iniciuar pesë raste ndaj disa lokaleve në “Shatërvan” në Prizren për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Përmes një njoftimit, policia është njoftuar të mërkurën për disa lokale që po dëgjohen zhurmë e madhe dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pronarëve iu është tërhequr vërejtja, por përsëri këta të fundit kanë vazhduar me muzikën e lartë.

“Në ketë rast policia ndaj kundërvajtësve (pronareve të lokaleve) ka iniciuar raste për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike dhe Mos Përfillje te Urdhrave te Ligjshme, pas kompletimit rastet janë proceduar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje në Prizren”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme