Drejtori i Shëndetësisë i Komunës së Prishtinës, Izet Sadiku, sot ka mbajtur ligjëratë informuese për kancerin e gjirit në Xhaminë e Madhe.
Përmes një njoftimi të komunës, Sadiku ka folur për këtë sëmundje, dhe për rëndësinë e zbulimit të hershëm.
Ai bëri të ditur që këto kontrolle i ofron nga Qendra e Mjekësisë Familjare.
“Para të pranishmëve, para lutjeve të së premtes në Xhaminë e Madhe në kryeqytet sot drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku mbajti ligjëratë informuese për kancerin e gjirit. Ai foli për rëndësinë që ka zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje, për kontrollet e nevojshme që duhet bërë e që Qendrat e Mjekësisë Familjare i ofrojnë, siç është mamografia e që mund të bëhet në QKMF te Qafa, QMF në Dardani dhe ajo në Veternik”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen