Mëngjesi i kësaj të premte i zbardhi nën ndjenjat më të forta, kaherë, familjarët e Marigona Osmanit, 18-vjeçares që u vra mizorisht në gusht të vitit 2021.
Teksa i hapën dyert dhe zemrat për televizionin, ditën kur vrasësi i bijës së tyre pati përballjen finale me drejtësinë, kërkuan që kjo e fundit të jetë e ashpër me Krivaçën.
“Emocione të mëdha, prej orës 07:00 në mëngjes jemi tu u përgatit për këtë seancë të fundit të cilën shpresojmë shumë që do të ketë sukses”, deklaroi Remzi Osmani, xhaxhai i të ndjerës teksa kërkoi burgim përjetë për atë që ia mori jetën Marigonës, pas shumë torturave.
“Të vritet një vajzë e re 18-vjeçare thuajse një masakër, edhe çka pritet….Ta marrin dënimin e meritum të jemi edhe ne më të qetë, sepse kuptohet dhimbja nuk nalet, mërzia nuk nalet ama sot është ajo far përfundimtare”.
Xhaxhai i Marigonës, Remziu, i vetmi që e pa trupin e të ndjerës pas vdekjes, e prindërit e 18-vjeçares, Muhabiu e Valdetja qëndruan të fortë gjatë gjithë gjykimit njëvjeçar, siç u shprehën ekskluzivisht për Klanin, edhe për shkak të përkrahjes e kurajës që morën prej gjithsecilit.
“Na në emër të familjes Osmani i falënderojmë tepër shumë që na kanë përkrahë e kanë qëndru afër nesh sidomos mediat, populli, shoqëria civile.. 2 veta me dal në protestë me të përkrahë d.m.th shumë për ne”.
Në ditën e 712 pa vajzën e madhe, të rriturit e familjes u nisën me gjithë forcën e mbetur drejt gjykatës, pa zhurmë. Qetësia e tyre u thye të premten me ekzaltim, vetëm kur mësuan se vrasësi i Marigonës, Dardan Krivaça u dënua të qëndrojë prapa grilave deri në vdekje.
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?