Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-nënkryetarit të Kuvendit, ish-deputetit dhe zyrtarit të Listës Serbe, Slavko Simiq.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se kjo padi është bërë për video-incizimet e publikuar ditë më parë nga mediat.
Sipas saj, e gjithë ai incizim është dezinformatë dhe e jashtëligjshme për përfitime materiale personale.
Krejt kjo, sipas Kusari-Lila është bërë për të rrëzuar nga pozita që ajo ushtron.
Kjo është një fushatë e sulmit ndaj meje dhe rrjedhimisht ndaj detyrës që unë mbaj, ndaj grupimit politik e institucional që unë i përkas. Lista Serbe ka 14 muaj që nuk është më pjesë e institucioneve. Deputetët e dikurshëm të Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Kosovës. Ata janë gjendur në veprime të tjera kriminale duke sulmuar gazetarët dhe pjesëtarët e NATO-s në protestat e dhunshme që i shkaktuan në 3 komunat e veriut të vendit gjatë muajit Maj dhe Qershor./Arbresh.info/
Arrestohet një 35-vjeçar, vodhi një veturë në Kaçanik
Amorim del nga vetja pas humbjes ndaj Brighton, theu një tel...
PZAP gjobit sërish Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë e 500 eur...
U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim në mbrojtjen e ...
KFOR-i njofton se ushtarët e aviacionit amerikan po mirëmbaj...
KQZ-ja akrediton edhe 15,889 vëzhgues të subjekteve politike