Vuçiqi: Ballkani i Hapur e ardhmja e rajonit

15:08 | 4 Gusht 2023
A Z

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq thotë se projekti “Open Balkan” është e ardhmja e vendeve të rajonit.

Gjatë një vizite në zonën e banuar nga serbët në Bosnjë-Hercegovinë, Vuçiqi deklaroi se Serbia nuk është faktor destabiliteti në rajon, por një shtet që synon paqen.

Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Open Balkan e ka kryer misionin e tij dhe shtoi se vendet e rajonit duhet të fokusohen në Procesin e Berlinit.

Gjatë vizitës në bashkinë serbe të Bosnjës, Vuçiqi ka folur dhe për Kosovën dhe çështjen e marrëveshjes së Dejtonit.

Ai tha se Serbia respekton integritetin territorial të Bosnjës, Kushtetutën dhe marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1996 me komunitetin ndërkombëtar.

Ndërsa deklaroi se nuk luan lojë të dyfishte ndaj boshnjakëve dhe as ndaj Kosovës.

Në vizitën e tij, Vuçiqi shoqërohej nga kreu i serbëve të Bosnjës, Mirollad Dodik, person i shpallur “non-grata” nga SHBA-të.

Presidenti serb nuk ka pranuar të flasë për shpalljen “non-grata” dhe sanksionet amerikane ndaj zyrtarëve serb, siç ishte rasti i kreut të shërbimit inteligjent Aleksandër Vulin./Euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme