Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim kortezie ambasadorin e Finlandës në Republikën e Kosovës, Matti Nissen, për të diskutuar temat me interes të përbashkët, përcjell Arbresh.info.
Fillimisht, ministri Krasniqi ka informuar ambasadorin Nissen për zhvillimet në nivelin lokal, konferencën ‘City to City Diplomacy’ e cila do të organizohet nga MAPL dhe MPJD, me qëllim të bashkimit të kryeqendrave dhe qyteteve nga mbarë bota në një format ku do të diskutohen tema dhe çështje të ndryshme me rëndësi si dhe për projektet të cilat janë bashkëpunim i MAPL-së dhe ambasadës finalndeze.
Në anën tjetër, ambasadori Nissen, pasi ka falënderuar ministrin Krasniqi për pritjen e ka njoftuar për zhvillimet aktuale në Finlandë, për planet dhe projektet e ambasadës finlandeze të cilat ndërlidhen me zhvillimin ekonomik lokal dhe demokracinë lokale si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Në fund, ministri Krasniqi dhe ambasadori Nissen janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në temat me interes të përbashkët./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...