Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka deklaruar para mediave pas përfundimit të seancës, se synim i tij ka qenë dokumentimi i vrasjes mizore të së ndjerës.
Ndërkaq ka paralajmëruar ankesë për lirimin e Dardan Krivaqës nga akuza për dhunim.
Rexhepi, ka thënë se nuk pajtohet edhe me dënimin për 15 vite burgim ndaj Arbër Sejdiut, të akuzuar për ndihmë në kryerjen e veprave penale të vrasjes dhe dhunimit.
Ai ka pohuar se vrasja e Marigonës ka qenë vrasja më e rëndë në Kosovën e pasluftës.
“Ka qenë e vështirë me u dokumentuar me prova dhe fokusi im ka qenë te vrasja në mënyrën mizore e që të merret dënimi maksimal dhe i gjithë angazhimi im ka qenë që ta merr dënimin maksimal, te çështjet e dhunimit, Gjykata e pretendon që ka qenë vështirë e dokumentuar dhe unë vazhdoj të besoj se e ndjera ka qenë e dhunuar”.
“…atë pretendim ma japin edhe video-incizimet por ta sqarojmë se ky vendim është vetëm i shkallës së parë dhe do të kemi edhe të drejtën e ankesës, për shkak se ende nuk e kemi vendimin e plotfuqishëm për këtë rast”, u shpreh.
“Sigurisht unë do ta paraqes ankesën. Të dy të akuzuarit e mendojnë burgun e përjetshëm. Vazhdoj të qëndroj mbi atë se vrasja e Marigonës ka qenë vrasja më e rëndë në Kosovën e pasluftës”, ka thënë avokati Rexhepi.
“Pasi ta marrim aktgjykimin, sigurisht se do ta bëjmë ankesën tonë”, ka deklaruar ai./eo
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...