Google ADS

Lajçak mirëpret vendimin për reduktimin e pranisë policore në objektet komunale në veri

19:05 | 3 Gusht 2023
E.G

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mirëpritur reduktimin e pranisë së Policisë me 25 për qind në dhe rreth objekteve komunale në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shprehur kënaqësinë e tij për vlerësimin e parë të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe NATO-s, KFOR-it, siç është rënë dakord në Bratisllavë, shkruan Arbresh.info.

Tutje ai e ka quajtur këtë hap një progres të rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës.

“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, dhe NATO-s, KFOR-it siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info.

Lexo edhe:

Nga nesër, largohen edhe 25 për qind e pranisë policore nga objektet komunale në veri

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme