Shefi Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog pas takimit me kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci është takuar edhe me përfaqësuesit politikë të Listës Serbe.
Përmes një postimi në Twitter, Szunyog njoftoi se në takim i ka inkurajuar ata për pjesmarrje në zgjedhjet në veri të vendit, shkruan Arbresh.info.
Tutje është diskutuar për gjendjen aktuale në veri të Kosovës, teksa shkruan se është e rëndësishme që të gjetet zgjidhje përmes dialogut të BE-së.
Ndër të tjera, ai ka inkurajuar edhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen në katër komunat veriore.
“Diskutim i mirë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës @SrpskaLista, @AleksandarJabl1 për gjendjen aktuale në veri. Është e rëndësishme të ndiqen zgjidhje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Inkurajova i pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme vendore, të sapo shpallura.”, ka shkruar Szunyog./Arbresh.info.
Good discussion with K-Serb political representatives @SrpskaLista, @AleksandarJabl1 about the current situation in the north. Important to pursue solutions through the 🇪🇺EU-facilitated Dialogue. Encouraged participation in early local elections, once announced. pic.twitter.com/mh1NKEDxPc
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) August 3, 2023
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së