Gashi: Lufta e pushtetit për pushtet pa kufi sot e mori edhe një karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese

17:54 | 3 Gusht 2023
E.K

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pasi që Gjykata Kushtetuese shpalli Aktgjykimin për Ligjin për Zyrtarët Publik, pas kërkesës për vlerësim të kushtetueshmërisë nga deputetët e partis së LDK-së dhe ata të PDK-së, shkruan Arbresh.info

Gashi ka thënë se me Aktgjykimin e Kushtetueses ka humbur mundësia e kapjes së radhës dhe humbja e betejës kundër zyrtarëve publikë.

“Humbi mundësia e kapjes së radhës, humbi beteja kundër zyrtarëve publikë. Humbi mendësia shkatërruese – antikushtetuese”, bëri të ditur Gashi.

Postimi i plotë:

“Lufta e pushtetit për pushtet pa kufi sot e mori edhe një karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese.
Sot, fitoi ligjshmëria, fitoi kushtetutshmëria. Humbi mundësia e kapjes së radhës, humbi beteja kundër zyrtarëve publikë. Humbi mendësia shkatërruese – antikushtetuese.
Gjykata e rrëzoi Ligjin për Zyrtarët Publikë: Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 të nenit 3, Barazia para Ligjit, të Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në reagim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme