Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurën B.S nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
B.S gjatë ditës së djeshme ka goditur biçiklistin H.S në rrugën “Riza Matoshi në Ferizaj” i cili ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas lëndimeve të marra, shkruan Arbresh.info.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura, në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj, kishte qenë duke e drejtuar automjetin e markës “Ford Mondeo”, nga pakujdesia e në kundërshtim me ligjin mbi rregullat e trafikut rrugor, ka rrezikuar jetën e njerëzve, në atë mënyrë që duke mos i’u përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, kushteve dhe rrethanave në rrugë, me pjesën e përparme të anës së majtë të veturës e godet drejtuesin e biçikletës, tani të ndjerin H.S., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe si pasojë e lëndimeve të marra, i njëjti ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Aktualisht, B.S gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Vdes 62-vjeçari në QKUK, u godit nga një grua me veturë derisa po drejtonte biçikletën në Ferizaj
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...