Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se për tre vjet qeverisje, Qeveria Kurti e ka shkelur katër herë Kushtetutën.
Sipas tyre, këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e Qeverisë për shtetin e së drejtës, shkruan Arbresh.info.
“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës.”, ka shkruar LDK.
Si shkelje të parë, kjo parti e kanë konsideruar kur mnistrja Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim.
Të dytën shkelje e kanë listuar ligjin për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ndërsa si shkelje të tretë, pezullimin e vendimeve të Komunës së Prishtinës.
Në fund thuhet se shkelja e katërt është shkarkimi i 8 anëtarëve të bordit të RTK-së./Arbresh.info.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...