Digjet një veturë në rrugën Ferizaj – Prishtinë, policia jep detaje

10:27 | 3 Gusht 2023
E.H

Një automjet është përfshirë nga zjarri, sot rreth orës 08:30 në rrugën Ferizaj – Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Sot rreth orës 08:30, është raportuar se në rrugën Ferizaj-Prishtinë një automjet është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme