Një kimikat novator që vret kancerin është zbuluar nga shkencëtarët në institucionin e njohur të kërkimit dhe trajtimit të kancerit, City of Hope, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky zbulim i pabesueshëm sjell një rreze shprese për miliona në mbarë botën, transmeton klankosova.tv.
Ilaçi inovativ siç shkruan pulse.ng, synon dhe shkatërron të gjitha tumoret e kancerit duke mos shkaktuar asnjë dëm për qelizat e shëndetshme.
Si funksionon?
Zbulimi i ekipit të City of Hope përqendrohet rreth proteinës së Antigjenit Bërthamor të Qelizës Proliferuese (PCNA), e cila luan një rol thelbësor në replikimin dhe riparimin e ADN-së në tumoret në rritje.
Lloji mutant i PCNA është konsideruar prej kohësh i vështirë për t’u synuar për terapi, megjithatë studiuesit ia kanë dalë.
Forma e prekur e PCNA është menduar prej kohësh të jetë e vështirë të synohet për terapi, por studiuesit kanë bërë të pamendueshmen duke krijuar kimikatin AOH 1996, i cili synon me sukses dhe vret PCNA-në e mutuar, duke mbyllur në mënyrë efektive qelizat e kancerit.
Historia pas emrit të barit
Kjo terapi novatore rezulton nga dy dekada punë e palodhur në kërkim dhe zhvillim. AOH1996 është emëruar pas Anna Olivia Healey (AOH), një fëmijë i vogël i lindur në 1996, i cili fatkeqësisht humbi betejën e saj me kancerin.
Ilaçi u testua në laborator në 70 qeliza të ndryshme të kancerit, duke përfshirë ato me origjinë nga kanceri i gjirit, prostatës, trurit, vezoreve, qafës së mitrës, lëkurës dhe mushkërive, dhe u zbulua se ishte efektiv kundër të gjithave.
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...