Bashkatdhetarët nisen për në mërgim, krijojnë kolona të gjata në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

08:36 | 3 Gusht 2023
E.H

Bashkatdhetarët tanë kanë filluar të kthehen në mërgim, pas pushimeve verore në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se fluksi më i madh i mërgimtarëve është në pikat kufitare të Dheu i Bardhë dhe Merdarë, në kufi me Serbi, shkruan Arbresh.info.

Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet zgjasin deri në një orë e gjysmë për të dal nga Kosova dhe kolona është e gjatë 800-900 metra.

Ndërsa në hyrje të Kosovës nuk ka kolona dhe pritjet zgjasin 3-5 minuta.

Pothuajse i njëjti fluks i mërgimtarëve është edhe të Dheu i Bardhë.

Deri 40 minuta zgjasin pritjet në këtë pikë kufitare në dalje të Kosovës për në Serbi, ndërsa kolona është e gjatë deri 250 metra.

Për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë pritjet zgjasin 3-5 minuta.

Pikat e tjera kufitare janë të lira për qarkullim./Arbresh.info/

Për të parë gjendjen e pikave kufitare, kliko KËTU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme