Kosova U20 te femrat pësoi humbjen e tretë në grupe të Kampionatit Evropian, Divizioni B.
Vashat e Kosovës pësuan nga Sllovenia me rezultat 79:49 (18:14, 28:10, 15:14, 18:11).
Dardanet e reja rezistuan në periudhën e parë, që përfundoi 18:14, por shkëputja e madhe dhe vendimtare u bë në periodën e dytë (28:10).
Kosova sërish ishte e barabartë në periodën e tretë, megjithatë, sllovenet ruajtën epërsinë me sukses dhe fituan me 30 pikë dallim.
Te Kosova, Enisa Kamerolli shënoi 14 pikë, Anila Selmani 13 dhe Astera Tuhina 11.
Tashmë Kosova do të jetë në grup të ri dhe do të luajë për vendet 9-17.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...