Lonisa Reka është pranë medaljes historike për mundjen e Kosovës. Ajo po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror U17 në mundje.
Botërori po mbahet në Stamboll të Turqisë, ndërsa Lonisa e nisi të mërkurën garimin në kategorinë deri 49 kilogramë. Në xhiron e parë e mposhti mundësen e Gjermanisë, Eleni Zagliveri.
Ndaj saj fitoi me ndërprerje, përkatësisht me rezultatin 7:4. Me fitore, Lonisa siguroi kalimin në çerekfinale.
Përballë në luftën e dytë e kishte rusen Sviatlana Katenka, që garon si e pavarur.
Katenka shfaqi më shumë dhe fitoi 12:2.
Mundësja ruse e kaloi edhe gjysmëfinalen, duke fituar 10:1 ndaj amerikanes Heather Marie Crull. Kështu e tërhoqi në repesazh Lonisa Rekën.
Të enjten Lonisa Reka e Heather Marie Crull përballen për medalje të bronztë.
Në finale, Katenka përballet me një mundëse nga Japonia. Medalja eventuale në Botëror do të ishte sukses shumë i madh për mundjen kosovare. Lonisa Reka është Shpresë Olimpike 2023.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...