Google ADS

Rama: Nisën punimet në ndërtimin e kolektorit në lagjen “Kalabria”

20:00 | 2 Gusht 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nisur punimet në ndërtimin e kolektorit në lagjen “Kalabria”.

Rama tha se kolektori do të lidhet në një afat të shkurtër me anën tjetër të rrugës “Jim Xhema”, shkruan Arbresh.info.

“Jam shumë i lumtur që nisëm punimet në ndërtimin e kolektorit në lagjen “Kalabria”, një nga projektet më të rëndësishme për banorët e kësaj zone.”, ka shkruar Rama në Facebook.

“Me këtë projekt po i japim fund pritjes shumëvjeçare të banorëve për eleminimin e kundërmimit në këtë lagje. Përveç kësaj sipas planit dinamik kolektori do të lidhet në një afat të shkurtër me anën tjetër të rrugës “Jim Xhema”.”, shtoi ai./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme