Një 45-vjeçar shqiptar i dënuar me 13 vite burg për vrasje është arrestuar në Torino të Italisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 45-vejçari ishte i dënuar nga Gjykata e Tiranës me mbi 13 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Vrasja është kryer në vitin 1997 dhe që prej asaj dite ai kishte humbur gjurmët, derisa u arrestua sot në Torino.
Njoftimi i Policisë italiane
“Ekzekutimi i masës shtrënguese përbën epilogun e hetimeve të kryera edhe në nivel ndërkombëtar, falë aktiviteteve specifike të kryera nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar policor të drejtorisë qendrore të policisë kriminale, në lidhje të ngushtë me palën policore shqiptare”./A2CNN/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...