Real Madridi do të presë deri më 31 gusht për të bërë ofertën e parë për Kylian Mbappen, sipas asaj që raporton El Debate.
Oferta do të jetë shumë e ulët dhe fyese për Paris Saint-Germain, që me siguri do ta refuzojë atë.
Megjithatë, plani është që të bëhet oferta për të vërtetuar se Real Madrid u përpoq të transferonte Mbappen dhe t’i lihet faji PSG-së se nuk dëshritonte ta shiste lojtarin që mund ta lë në bankinë.
Nëse kjo ndodh, Mbappe nuk do të luajë për Real Madridin sezonin e ardhshëm.
PSG ka kërcënuar se do ta padisë Madridin në FIFA për arritjen e një marrëveshjeje për të nënshkruar me Mbappe falas vitin e ardhshëm.
Në vitin 2021, klubi spanjoll bëri tri oferta për francezin, të cilat u refuzuan të gjitha nga PSG. Secila nga ato oferta ishte mbi 180 milionë euro.
Po bëhet e qartë se Florentino Perez nuk është i interesuar për një tjetër sagë transferimi me PSG-në këtë vit. /Telegrafi/
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...