Drejtori i Aviacionit Civil, Bujar Ejupi, ka thënë se Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) po përballet me sulme nga grupet e caktuara.
Sipas tij, këto sulme kanë filluar që nga momenti kur ka gjetur keqpërdorime në ACC dhe siç tha ai, i ka lajmëruar në institucionet përgjegjëse, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Ejupi ka treguar se ACC ka raportuar thyerjen e ligjit për tarifat e kerozinës, si pasojë e së cilës janë përfituar mbi 2 milionë euro nga operatori ekonomik.
Ai ka treguar se është kërkuar hetim për mbi 110 incidente të raportuara të prishjes së Radarit, dhe mbi 43 humbje të energjisë në pajisjet jetike të navigacionit ajror, si dhe që inspektorëve të AAC-së u është kërkuar të ndalin zhvillimin e aktiviteteve për operatorët që ata mbikëqyrin, për të shmangur konfliktin e interesit.
“Raportet e EASA dhe ICETRA të keqinterpretuara qëllimisht nga persona/palë të caktuara, në asnjë rrethanë nuk flasin për një AAC jo funksionale, por për nevojën për përmirësim te vazhdueshëm dhe për vazhdimin e reformave tashmë të nisura në AAC.”, ka shkruar Ejupi.
“Reagimet negative ndaj kërkesës sime për ligjshmëri, si drejtor I institucionit të AAC, shfaqin nivelin e ndikimit dhe rezistencën që përballen përpjekjet e mija për të sjellë transparencë dhe ndryshim pozitiv në këtë institucion dhe çojnë në largimin e qëllimshëm të fokusit nga aspekti profesional mbikëqyrës i AAC-së drejtë temave fiktive dhe tendencioze lidhur me pozitën time si drejtor i përgjithshëm.”, u shpreh ai./Arbresh.info.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...