Arrestohet një person për aksident komunikacioni me lëndime trupore në Ferizaj

17:51 | 2 Gusht 2023
E.G

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarën 39 vjeçare B.S e cila dyshohet se ka goditur biçiklistin 62 vjeçar H.S në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, i lënduari është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

“Fillimisht policët e rendit e më pas hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e aksidetit. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesja e veturës me targa vendore B.S ( F/K) e moshës 39 vjeçare, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së veturës,  e godet biçiklistin H.S ( M/K) i moshēs rreth 62 vjeçar dhe për pasojë i shkakton lēndime të rënda trupore, të cilin për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, siç bën të ditur policia,  e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë për për procedura tjera hetimore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme