Në 17 muajt e luftës në Ukrainë, rreth 50,000 ukrainas kanë mbetur invalidë, duke humbur gjymtyrët e poshtme ose të sipërme.
Informacioni është bërë me dije nga gazeta amerikane The Wall Street Journal, e cila citon vlerësimet e kompanisë më të madhe në botë të gjymtyrëve artificiale, kompanisë Ottobock dhe partnerëve të saj mjekësorë.
Raporti i WSJ thekson se numri aktual i personave me aftësi të kufizuara mund të jetë më i lartë sepse protezat kërkojnë kohë dhe disa nga të lënduarit presin t’i nënshtrohen procedurave për javë apo edhe muaj pas lëndimeve të tyre.
Ndër të tjera, kostoja e gjymtyrëve artificiale arrin deri në 50,000 euro, ndërsa autoritetet ukrainase i paguajnë çdo ushtari të plagosur 20,000 euro.
Nga ana tjetër, qytetarët e plagosur nuk kanë mundësi kurimi dhe detyrohen t’u drejtohen organizatave bamirëse.
Ndërkohë, të dy autoritetet, ajo e Ukrainës dhe Rusisë fshehin të dhënat në lidhje me humbjet e personelit të tyre ushtarak./a2/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...