Google ADS

Projekti i Komunës për mbrojtjen nga ndotja akustike, VV: Dështimi i radhës i Përparim Ramës

16:18 | 2 Gusht 2023
E.G

Komuna e Prishtinës nga sot ka nisur projektin e mbrojtjes nga ndotja akustike ku do të fillojë aplikimi i dënimeve me gjobë nga 500 euro deri në 5 mijë euro.

Këtë projekt të Komunës, Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e ka quajtur të dështuar, shkruan Arbresh.info.

Tutje, ata kanë listuar arsyet e dështimit të këtij projekti.

“1. Janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore në secilin hap të planifikuar;

2. Janë mbi 1,000 biznese ekzistuese, kurse për instalim të matësve kanë aplikuar vetëm 350 prej tyre;

3. Në këto 350 biznese të cilat kanë aplikuar për instalim të matësve, nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat konform legjislacionit dhe Rregullores në fuqi e që përfshijnë furnizimin me pajisje që tregojnë decibelët dhe qasjen nga bizneset, certifikata etj.”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje.

“Me këtë qasje të Komunës së Prishtinës, qytetarët nuk do ta gjejnë qetësinë e kërkuar derisa bizneset do të gjobitën, ndërsa pushtetarët komunal do të vazhdojnë të thonë se “shumë po punohet në Prishtinë”, thuhet tutje./Arbresh.info

Të ngjashme