Sveçla pret në takim lamtumirës Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës

15:51 | 2 Gusht 2023
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim lamtumirës Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel.

Në këtë takim ministri Sveçla dhe Sassel, biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë mes MPB-së dhe shtetit të Belgjikës, bën të ditur ministria, shkruan Arbresh.info.

Ministri Sveçla e falënderoi për mbështetjen që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, në procese të ndryshme.

Ndërkaq, Sassel e falënderoi ministrin Sveçla për përkushtimin, si dhe ritheksoi gatishmërinë e shtetit të Belgjikës për zgjerim të bashkëpunimit në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme.

Në fund ministri Sveçla i uroi, Sassel suksese në misionin e tij të radhës./Arbresh.info

 

Të ngjashme