James Rodriguez është transferuar në Brazil. Fantazisti kolumbian firmosi deri në vitin 2025 me Sao Paulon, që është skuadra e dhjetë në karrierën e 32-vjeçarit.
Mesfushori i avancuar ka mbetur i mahnitur nga pritja e ngrohtë e tifozëve të skuadrës braziliane, teksa theksoi se presioni nuk është aspak problem për të.
“Nuk e mendoja se do të kishte kaq shumë njerëz në aeroport. Mikpritja ishte emocionuese. Ishte bukur ta ndjeja atë mbështetje, më pëlqeu shumë, faleminderit të gjithë fansave.
Presion? Jo, pasi unë kam luajtur me Real Madrid. Jam mësuar me këtë lloj presioni dhe e di se si është të fitosh. Më pëlqen shumë të luaj në stadiume plot”.
Më pas një koment në lidhje me vendimin për të luajtur në Brazil. “Një nga faktorët që më bëri të zgjedh San Paulon është madhështia që ka ky klub. Jam vërtetë i lumtur që ndodhëm këtu”, deklaroi James Rodriguez./ss
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...