Një operacion masiv i kryer nga policia e Teramos dhe Ascolit bëri të mundur zbërthimin e një bande italo-shqiptare të përfshirë në trafikun e drogërave të forta, si kokainë dhe heroinë. Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit u arrestuan 20 persona dhe u sekuestruan 200 kilogramë drogë.
Veprimtaria hetimore e koordinuar nga Prokuroria Publike vendasenisi pas një operancioni anti-drogë në 23 nëntor të vitit të kaluar, gjatë të cilit u sekuestruan 16 kg heroinë dhe u shpall në kërkim një shtetas shqiptar që ndodhet ende në arrati.
Në bazë të përgjimeve të kryera, hetuesit italianë zbëthyen bandën italo-shqiptare e cila furnizonte “derë më derë” me kokainë klientët në zonën e Teramos.
Veprimtaria hetimore bëri të mundur kryerjen e 20 arrestimeve në total dhe sekuestrimin e mbi 1 milion dozave lëndë narkotike, me një peshë deri në 200 kg në total.
Operacionet kishin të bënin edhe me provincën fqinje të Ascolit dhe atë të Ravenës ku disa nga të dyshuarit u gjurmuan me lidhje dhe në këtë zonë.
Nga të dhënat e hetimit u pa se shqiptarët herë operonin individualisht dhe herë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për të ulur kostot e transportit dhe ruajtjes së drogës, duke sjellë drogë si nga Evropa Veriore ashtu edhe nga Italia Qendrore./euronews.al
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?