Shefi i EULEX-it tregon se çka u diskutua në takimin me komandantin e KFOR-it dhe drejtorin e Policisë

13:17 | 2 Gusht 2023
E.G

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano ka shkruar pas takimit me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Barbano përmes një postimi në Twitter tha se në këtë takim kanë rënë dakord për forcimin e sigurisë së komuniteteve në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

“Dje pata një diskutim shumë të frytshëm me DG të @Kosovo_Police Hoxha & @NATO_KFOR Cdr, MG Ristuccia: ne ramë dakord për modalitetet e përgjithshme për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe koordinimin tonë të vazhdueshëm për të mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj”, ka shkruar Barbano.

Tutje ai njoftoi për takime teknike vijuese me Policinë e Kosovës për të kryer vlerësime të përbashkëta.

“Në ditët në vijim presim takime teknike vijuese me Policinë e Kosovës për të kryer vlerësime të përbashkëta dyjavore të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe #EULEX-it dhe – sipas rastit – me #KFOR-in.”, përfundoi ai./Arbresh.info

 

Të ngjashme