Qeveria përkujton viktimat e regjimit nazist në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit të Romëve dhe Sintive

12:49 | 2 Gusht 2023
E.G

Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 500 mijë viktimat e regjimit nazist të Luftës së Dytë Botërore në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit të Romëve dhe Sintive.

Në këtë ditë, me mesazhet “Kurrë mos e harro” edhe “Kurrë më”, kjo ditë ia rikujton botës dhimbjet dhe vuajtjet e përjetuara të romëve dhe sintive, thuhet në postimin e Qeverisë në Facebook, shkruan Arbresh.info.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e diskriminimit të çfarëdo forme, dhe angazhohet që të shtojë mbështetjen për të drejtat e komunitetit rom në Kosovë, të garantuara me kushtetutë dhe ligje.”, shkruan Qeveria.

Të ngjashme