Klodian Duro ka vendosur të largohet nga skuadra e Gjilanit.
Ai ka postuar një njoftim në Facebook për të njoftuar largimin, por nuk ka dhënë arsye.
“U bashkuam pa e pritur njeri dhe po kështu po ndahemi. Në luftë shkohet me trima dhe trimat e mijë luftuan si asnjëherë më parë në dy përballje shumë të forta ku ishim te pabarabarte në numër. Në të paren 11 kundër 14 dhe në të dytën 10 kundër 14 por asnjëherë dhe në asnjë moment nuk u dorëzuam por luftuam si heronjtë të vërtete ashtu siç i ka hije trimave te kombit. . Ishte shumë e bukur për aq sa zgjati dhe largohemi të gjithë me kokën lart si shqiponja”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Duro erdhi në krye të skuadrës më 26 qershor, ndërsa e drejtori Gjilanin në dy sfidat e Conference League ndaj Niedercorn, ku fatkeqësisht u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 4-2./Arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...