Arrestohet një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

09:17 | 2 Gusht 2023
E.K

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që të njëjtit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Zoraki.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

“ Prishtinë 01.08.2023 – 01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Zoraki. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme