Një grua shtetase e Argjentinës, ka ndërruar jetë në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi e një objekti në Fushë Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima në objektin nga ku ka dyshohet se ka rënë, ka qenë duke qëndruar me një burrë shtetas i Zvicrës.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...