Partizani me një fitore bindëse ka siguruar kalimin për në raundin e tretë kualifikues të Conference League.
Tedi Cara shënoi dy gola në fitoren 3-0 përballë Atletik d’Escaldes dhe asistoi tek goli i sigurisë për Rrapaj, për të kaluar kampionët e Shqipërisë në raundin e radhës të këtij kompeticionit.
Partizani kalon më tej me shifrat e përgjithshme 4-0, pasi edhe takimin e parë e kishte fituar me shifrat 1-0.
Në turin e tretë të Conference League, Partizani do të sfidojë Valmjera.
Letonezët nuk hasën aspak vështirësi përballë kundërshtarit nga San Marino, Tre Pene, duke triumfuar edhe në takimin e kthimit me shifrat e thella 7-0.
Valmiera kalon më tej me rezultatin e përgjithshëm 10-0. Përballjet do luhen më 10 dhe 17 Gusht./Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...