Sipas një sondazhi italian rezulton se Puglia, një vend turistik i Italisë, është shumë më shtrenjtë se Shqipëria apo Greqia, pasi një familje shpenzon mesatarisht deri në 500 euro në ditë.
Studimi u bë nga Giulia Procino, presidente e Adoc Puglia dhe Bari, e cila thotë se nga Gargano në Salento, çmimet në plazhet e Puglias janë shumë më të larta se në vende të tjera si Greqia dhe Shqipëria.
Në Galipoli, për shembull, për një ditë në plazh (duke përfshirë një pije në një restorant) dhe fjetja përfshirë mëngjesin, një familje me katër anëtarë duhet të paguajë mesatarisht deri në 500 euro.
“Kemi verifikuar që në Galipoli një çadër dhe dy shezlongë mund të kushtojnë nga 35 deri në 50 euro në ditë, një dhomë dyshe me fjetje dhe mëngjes variojnë nga 106 në 265 euro dhe për restorant nga 35 në 150 euro. Gargano është më e lirë, ku një familje me 4 anëtarë mund të shpenzojë mesatarisht 300 deri në 400 euro. Konkretisht në Vieste shpenzoni nga 25 deri në 40 euro për një çadër dhe dy shezlong, nga 95 në 150 euro për një dhomë dyshe me fjetje dhe mëngjes të përfshirë dhe nga 30 në 150 euro në një restorant për drekë. Në zonën e Barit, në Polignano a Mare, në plazhe shpenzon nga 25 deri në 59 euro. Për një qëndrim në fjetje plus mëngjes mund të shpenzoni deri në 250 euro për natë, për restorante nga 35 deri në 200 euro për person. Në Pulsano, çmime të ngjashme me ato të Gargano me një çadër dhe dy shezlongë nga 20 deri në 40 euro; për fjetje dhe mëngjes nga 95 në 190 dhe për restorant nga 35 në 150 euro”, shpjegon Procino.
Rezidencat luksoze që kërkojnë deri në 500 euro për natë u përjashtuan nga sondazhi.
Sipas saj fluksi i ulët i turizmit në Puglia dhe rënia e frekuentimit janë për shkak të rritjes së çmimeve të shërbimeve turistike, shoqëruar me vështirësinë ekonomike për shkak të çmimit të lartë që ka zbrazur xhepat e Puglias.
Fillimisht Covid-i, më pas kriza energjitike, me pasojë rritjen e çmimeve të nevojave elementare, bëri që shumë familje pugliane të hiqnin dorë nga pushimet ose në çdo rast të zgjidhnin destinacione më të lira, edhe me koston e daljes jashtë vendit./tch/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...