Zyrtarët rusë thanë të martën se forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan një seri dronësh ukranias që kishin si objektiv Moskën. Një prej dronëve ra në një ndërtesë shumëkatëshe në qendër të Moskës, e cila ishte goditur me dronë edhe të dielën.
Nuk pati njofime për të lënduar nga sulmi i sotëm, përveç dëmeve materiale.
Dronët ukrainas kanë goditur disa herë kryeqytetin rus përgjatë muajit korrik, duke dëshmuar dobësinë e Moskës, ndërsa shënohen 18 muaj që prej nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës.
Sulmet, duke përfshirë të sotmin, kanë patur si objektiv, mes të tjerash edhe zonën në qendër Moskës, ku ndodhen një sërë biznesesh, disa kilometra në perëndim të Kremlinit, duke shkaktuar nervozizëm tek punonjësit atje, të cilët ndjenë se lufta po prekte një prej pjesëve qëndrore të Rusisë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të hënën në një intervistë për CNN-in, se Shtetet e Bashkuara nuk po inkurajojnë, apo mundësojnë sulme brenda Rusisë.
Sulmet ruse
Ndërkohë, si pasojë e sulmeve ruse, në qytetin Krivi Rih, në jug të Ukrainës, vendlindja e Presidentit Zelenskyy, mbetën të vrarë së paku 6 persona.
Guverantori i këtij rajoni, Serhiy Lysak shpalli një ditë zie në nderim të viktimave, duke thënë se mes tyre, ishte edhe një vajzë 10 vjeçare dhe nëna e saj. 75 persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmit, përfshirë 6 fëmijë.
Po të hënën, si pasojë e sulmeve ruse në rajonin e Khersonit mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 17 të tjerë./voa
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan