Hovenier ripërsëriti kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri

16:13 | 1 Gusht 2023
E.G

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier pas ceremonisë së dorëzim-pranimit të donacionit të kamerave të trupit nga Policia e Kosovës ka folur për situatën në veri.

Hovenier tha se është në bisedime me Qeverinë Kurti dhe siç tha ai, duhet bërë dy gjëra de-eskalimi i mëtutjeshëm i situatës në veri, shkruan Arbresh.info.

Tutje ai tha se dëshiron të shoh përpjekje nga Kosova dhe Serbia për implementimin e plotë të marrëveshjes e cila u arrit në Ohër.

“Mendojmë që është e rëndësishme të arrihet de-eskalimi i mëtutjeshëm i situatës në veri dhe shmangia e situatave kur ka kërcënime të dhunshme dhe gjëja e dytë që duam të arrijmë  është përpjekje të reja nga Kosova dhe Serbia për arritjen e implementimit të plotë të marrëveshjes të arritur në Ohër, kjo është mënyra për të ecur përpara”, ka thënë Hovenier./Arbresh.info.

Të ngjashme