Xavi kërkon një zëvendësim për Dembelen

15:28 | 1 Gusht 2023
KRG

Barcelona tashmë po punon në skenën që i paraqitet pa Ousmane Dembelen në skuadër. Francezi ishte një pjesë jetike për trajnerin Xavi Hernandez. Një lojtar që gjithmonë e ka lavdëruar publikisht dhe që, nëse nuk ndodh diçka shumë e çuditshme, së shpejti do të ndalojë së veshuri fanellën Blaugrana. Nëse trajneri kërkoi nënshkrime pas El Clasicos, shumë më tepër do të kërkoj tani.

Deri pak ditë më parë, kërkesat nga Xaxi kishin në qendër një mesfushor dhe një mbrojtës të djathtë. Pa Dembelen, nevoja për një sulmues hyn në skenë. Ka njerëz në skuadër që mund të zënë atë pozicion, por kjo nuk i siguron skuadrës atë që i jep Dembele.

Sipas gazetës Marca, ka ardhur koha për të vënë emra në tryezë. Klubi është duke vlerësuar opsionet, megjithëse sigurojnë se Joao Felix nuk është në atë listë. Pavarësisht se emri i tij është lidhur me atë të Barçës me më shumë intensitet që kur ndodhi Dembele, Felix nuk është profili që kërkon Xavi.

E njëjta gjë vlen edhe për Yannick Carrasco. Një tjetër lojtar që tingëllon prej kohësh si një opsion për skuadrën katalanase, por që sipas burimeve, belgu nuk vlerësohet tani për tani si zëvendësues i Dembeles.

Një futbollist që Barça e do është Bernardo Silva, por tani duket joreale të besohet se Manchester City mund të largojë një nga futbollistët e tij më të mirë. Aq më tepër pas largimit të Ilkay Gungodan.

Duke parë atë që është parë, Mateu Alemany kishte shumë të drejtë kur tha se do të ishte “një verë interesante”. Sigurisht, ai ndoshta nuk po mendonte për Dembelen kur tha atë fjali. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme