Ambasada amerikane ka dorëzuar sot donacionin prej 250 kamerave të trupit për Policinë e Kosovës dhe 113 të instaluara në vetura.
Për këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka falënderuara ambasadën amerikane, si dhe ka theksuar se një pjesë e kamerave do të shpërndahen edhe në veri, raporton Arbresh.info.
“Është nder dhe respekt ta kemi këtu ambasadorin amerikan, e falënderojmë për mbështetjen. Ne kemi arritur t’i kemi standardet falë përkrahjes. Janë 250 kamera të trupit që janë dhënë donacion nga ambasada amerikane për zyrtarët tanë. Kjo mundëson që t’i monitorojmë policët tanë dhe t’i mbajmë përgjegjës. Këto kamera do të vlejnë edhe si dëshmi për gjyqësorin. Një pjesë do të shpërndahet edhe në veri të Kosovës, që të mbajmë besueshmërinë dhe të rrisim atë nga qytetarët tanë”, ka thënë Hoxha në një konferencë të përbashkët për media.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se këto kamera, do të rrisin besueshmërinë e komuniteteve dhe llogaridhënies.
“Kam kënaqësi të marrë pjesë në ceremoninë e donacionit. Këto kamera të trupit janë jetike për sigurinë, sikurse tha drejtori i policisë do të rrisim besueshmërinë e komuniteteve dhe llogaridhënies. Ajo që Shtetet e Bashkuar duan që Kosova të zë vend në shtetet demokratike, duke përfshirë Policinë. Edhe ne në ShBA i kemi sfidat tona sa i përket sigurisë, edhe pse s’jemi të perfeksionuar”, ka thënë Hovenier.
Tutje, Hovenier shtoi se donacioni përfshinë edhe pajisje të tjera për ruajtjen e të dhënave dhe vendosen në automjete.
“Kamerat e trupit janë tashmë pjesë e uniformës së policisë në shtetet demokratike, për të pasur sigurinë më të madhe në rrugët e vendit. Dhe ky donacion është një dëshmi e përkushtimit që e kemi ndaj policisë, për transparencë dhe llogaridhënie për gjithë qytetarët. Donacioni sot përfshinë edhe pajisje të tjera, për të ruajtur të dhënat dhe të vendosen edhe në automjete. Arsye që e bëjmë ne këtë është se, kamerat e trupit ofron video-incizime të pa anshme dhe nuk mundëson përpjekjet që të ndërhyjnë. Kur ato përdorën në mënyrën e duhur janë një mjet efektiv se si e percepton punën e policit. Ky proshkët funksionon nëse janë në pajtim të gjitha palët e interesit. Ne gjithashtu jemi mirënjohës rreth bashkëpunimit si Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave. E çmojmë bashkëpunimin që e kemi me ju, ju jeni lider i ndryshimit, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Ambasada është e përkushtuar sa i përket këtij projektit”, u shpreh Hovenier./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...