Edinson Cavani është prezantuar si lojtari më i ri i argjentinasve të Boca Juniors. Sulmuesi uruguaian zyrtarizon kështu largimin nga futbolli europian pas 16-vitesh. 36-vjeçari ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me Bocan deri në dhjetorin e vitit 2024.
Tek ekipi argjentinas Cavani do të mbajë veshur fanellën me numrin 10, fanellë e cila më përpara është mbajtur nga legjenda të futbollit si Maradona dhe Riquelme. Sulmuesi ka thënë fjalët e tij të para si një lojtar i Boca Juniors;
“Është një nder për mua të luaj për Boca Juniors. Është klubi më i madh në Argjentinë dhe këtu kanë luajtur legjenda të mëdha të futbollit botëror, premtoj se do të jap maksimumin për fanellën dhe për të bërë të lumtur tifozët”.
Në “Kontinentin e Vjetër”, “El Matador” ka luajtur për ekipe si, Palermo, Napoli, PSG, Manchester United dhe së fundmi me Valencian. Uruguaiani ka zhvilluar gjithsej 479 ndeshje duke shënuar dhe 262 gola. Ai ka bërë edhe 70 paraqitje në Ligën e Kampioneve duke shënuar 35 gola.
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...