Një orë pritje për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Muçibabë

13:45 | 1 Gusht 2023
E.H

Po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve tanë për të hyrë në Kosovë nga kufiri me Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit të të dhënave për gjendjen në kufi, bënë të ditur se në pikë kalimin kufitarë në Muçibabë, pritjet zgjasin rreth një orë.

Në këtë pikë kufitare, kolona është e gjatë 500 metra.

Ndërsa, të Dheu i Bardhë mërgimtarëve po u bie të presin 20 minuta ndërsa kolona është e gjatë 150 metra.

Pikë kalimet e tjera kufitare janë të lira për qarkullim./Arbresh.info/

Për të parë gjendjen në pikat kufitare, kliko KËTU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme