Google ADS

Pacolli uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Sinonim i shtetit të qytetarëve

12:48 | 1 Gusht 2023
K.B

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Zvicrën për Ditën Kombëtare.

Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Pacolli ka thënë se është e mrekullueshme të festosh 732 vjetorin e themelimit të Konfederatës Helvetike (Zvicër).

“Zvicra është sinonim i shtetit të qytetarëve, sinonim i demokracisë dhe barazisë. Jam krenare dhe mirënjohëse që jam qytetar edhe i këtij vendi, ku kam arritur të përmbushi të gjitha aspiratat e mia në jetë”, ka shkruar ai.

Tutje Pacolli ka uruar që Zoti ta bekon Zvicrën, qytetarët dhe miqtë e saj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme