Google ADS

Fillojnë patrullimet e përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë’’ .

12:18 | 1 Gusht 2023
K.B

Policia e Kosovës bashkë me Policinë e Shtetit Shqiptar kanë hartuar memorandum bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta të dy policive rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kjo është bërë për qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Ky patrullim është vlerësuar i suksesshëm.

“Referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve, është vlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët”, thuhet në njoftim.

Ky patrullim ka për synim rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik./Arbresh.info/


Të ngjashme