Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim kadetët të cilët studiojnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Sipas Ministrisë, në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë duke studiuar nëntë kadetë, të cilët janë duke përfaqësuar Republikën e Kosovës, si rezultat i marrëveshjes bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Arbresh.info.
“Nga këta studentë, në vitin e dytë janë katër kadetë të cilët pritet të diplomojnë në vitin 2024, si gjenerata e parë nga Kosova, ndërsa në vitin e parë janë pesë kadetë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Tutje, ministria bën të ditur se në tetor të këtij viti pritet të fillojnë studimet edhe dhjetë kadetë të tjerë në tri drjetime të ndryshme.
“Gjatë këtij viti janë përzgjedhur edhe dhjetë kadetë të tjerë që pritet të fillojnë studimet në tetor të këtij viti, ne tri drejtime të ndryshme.”, thuhet tutje./Arbresh.info.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media