Drejtuesit e Dinamos vijojnë punën për kompletimin e skuadrës në prag të sezonit të ri, teksa Blutë kërkojnë një paraqitje dinjitoze në elitën e futbollit shqiptar, Abissnet Superiore.
Përforcimi i fundit për Dinamon vjen nga radhët e Gjilanit dhe bëhet fjalë për një sulmues. Baton Zabërgja është i përzgjedhuri i “nëndetëses” për të udhëhequr sulmin në sezonin e ri.
22-vjeçari ishte pjesë edhe e ndeshjeve europiane të gjilanasve duke regjistruar një asist ndërsa në sezonin e fundit, në elitën e Kosovës, Zabërgja shënoi pesë gola në 33 ndeshje.
Tashmë, sulmuesi përgatitet të nisë një karrierë të re me Dinamon në Superiore teksa përveç Gjilanit në të kaluarën është aktivizuar edhe me Vushtrrinë dhe Drenicën./SS
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...