Google ADS

Sulmohet fizikisht një person në Skenderaj, arrestohen dy persona

09:44 | 1 Gusht 2023
E.K

Janë arrestuar dy persona në Skenderaj, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një person, si shkak i një mosmarrëveshje.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe të arrestuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Skenderaj 31.07.2023-21:55. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme