Policia e Kosovës pranon sot kamerat e trupit si donacion nga SHBA-ja

09:26 | 1 Gusht 2023
K.B

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë konferencë për media.

Në njoftimin e PK-së thuhet se kjo konferencë i dedikohet pranit-dorëzimit të donacionit për kamerat e trupit.

“Policia e Kosovës (PK), me datën 01 gusht 2023 nga ora 14:00, do të organizojë konferencë për media, e cila i dedikohet pranim-dorëzimit të donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Konferencës i paraprinë nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, fjalimet, publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe do të bëhet ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme