Google ADS

Sulm ajror në kryeqytetin rus, pamje nga goditja e ndërtesës

08:09 | 1 Gusht 2023
E.K

Ushtria ruse përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se ka rrëzuar dronët që synonin Moskën, por një, i dërguar jashtë kontrollit nga aktiviteti anti-ajror, goditi të njëjtën kullë të lartë që u godit në fillim të javës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ndër të tjera thekson se forcat e saj kanë penguar një sulm terrorist nga regjimi i Kievit dhe kanë rrëzuar dy dronë në periferi në perëndim të qendrës së qytetit.

Një tjetër (dron) u godit nga pajisjet radio-elektronike dhe, pasi doli jashtë kontrollit, u rrëzua në territorin e kompleksit të ndërtesave jo-banesore në Moskva Citi.

Kryebashkiaku i Moskës tha se nuk kishte të lënduar.

Ndërkohë nga pamjet e publikuara në media shikohet sesi është shkatërruar ndërtesa. Ndërkaq për pas sulmit janë mbyllur për pak kohë tre aeroportet kryesore që i shërbejnë qytetit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme