Google ADS

Nisin konsultimet për qeverinë e re malazeze

23:36 | 31 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Presidenti malazez Jakov Milatoviç ka nisur zyrtarisht konsultimet për dhënien e mandatin për krijimin e qeverisë së re pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Të parët Milatoviç ka takuar pretendentin për kryeministër nga Lëvizja Evropa Tani, Milojko Spajiç.

Spajiç pas bisedës me Milatoviçin tha se e ka shumicën për mandatin dhe formimin e qeverisë se re.

Ai ka pasur bisedime jozyrtare me përfaqësuesit e koalicionit pro serb për të ardhmen e Malit të Zi dhe me Partinë Boshnjake.

Më pas në zyrën e presidentit janë paraqitur përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Demokracisë së Re Serbe.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve Danijel Zhivkoviç tha se pas bisedës me kreun e shtetit, Jakov Milatoviç, arriti në përfundimin se për momentin askush nuk ka nivelin e duhur të mbështetjes për të marrë një mandat për formimin një qeveri të re.

Forumit Shqiptar i cili ka dy mandate deputetesh i është ofruar një pozitë zv/kryeministri dhe një ministri në qeverinë e re.

Presidenti Milatoviç ka thënë se edhe pse ka një afat prej 30 ditësh, pret që konsultimet të përfundojnë më shpejt brenda 15 ditëve të ardhshme.

Milatoviç tha javën e kaluar se edhe pse sipas Kushtetutës ka një afat prej 30 ditësh për t’i kryer konsultimet, ai pret t’i përfundojë ato në 15 ditët e ardhshme.

Pasi të emërohet, i mandatuari për Kryeministër do të ketë 90 ditë për të formuar kabinetin e ri qeveritar, por numrat aktuale në parlamentin e vështirësojnë këtë proces./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme