Luke Shaw ka pranuar se Manchester United është ‘i dëshpëruar’ për të nënshkruar me një ‘sulmues’ këtë verë.
Pas transferimeve të Mason Mount dhe Andre Onana nga Chelsea dhe Inter respektivisht, United po i afrohet nënshkrimit të Rasmus Hojlund nga skuadra e Serie A Atalanta për 60 milionë funte plus shtesa, transmeton Arbresh.info.
Shaw pranoi se është një pozicion kyç që klubi të forcohet, teksa kërkon të mbyllë diferencën me kampionët dhe rivalët Manchester City.
“Ne kemi nënshkruar tashmë me disa lojtarë shumë të mirë dhe shpresojmë se do të vijnë më shumë shtesa për të forcuar skuadrën. Mendoj se ai nuk është ende lojtari ynë, kështu që nuk do të them shumë. Sigurisht, ne kemi [Anthony] Martial, [Marcus] Rashford për momentin dhe [Jadon] Sancho, i cili mund të luajë atje,” tha Shaw për Football Daily.
Skuadra e Ten Hag-it e fillon sezonin e tyre në Premier League në shtëpi kundër Wolves më 14 gusht, ku Mount, Onana dhe Hojlund – duke supozuar se marrëveshja do të përfundojë në kohë – mund të debutojnë të gjithë./Arbresh.info/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...